Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Rezonanca” Prishtinë
Me kënaqësi dhe dinjitet pret dhe regjistron nxënësit e në Klasën e -X-ta. Shkolla është mjaftë e përgatitur si me infrastrukturë ,pajisje, furnizime etj. Ka objektin e shkollës të programuar dhe dizajnuar pikërisht për mësimdhënie cilësore. Më të hyrë në objekt vizitori që vjen për hare të parë, ka përshtypjen që është në një objekt modern të një shteti shumë të zhvilluar diku në BE. I tërë objekti është nën pamjen e kamerave. Ajo që në fillim të bije në sy është pastërtia në këtë shkollë të cilës i kushtohet shumë. Klasat, kabinetet dhe laboratorët janë të furnizuara me materiale që i kërkon praktika mjekësore. Këto kabinetet janë pajisura me mjete të nevojshme pune dhe konkretizimi, për mësimdhënie cilësore. Klasat janë të pajisura më inventar të ri. Çdo klasë ka projektor dhe internet cilësor. Shkolla ka Kabinetin e informatikës të pajisur më kompjuter të mirë dhe në numër të mjaftueshëm. Për katër profilet që i ka shkolla; ka laboratorët përkatës në objektin përball shkollës, ka laboratorin e Farmacisë, Fizioterapisë, Stomatologjisë(Teknik i dhëmbëve) dhe Infermierisë së përgjithshme. Shkolla nga ky vit ka sallën moderne të edukatës fizike të furnizuar dhe pajisur mirë më mjete përcjellëse dhe përbri sajë, ka pishinën e re moderne. Nga ky vit shkollor do të ketë shërbimin e Psikologut të shkollës. Transporti i nxënësve behët me autobus dhe kombi-bus të shkollës. Shkolla ka edhe bufenë e vet ku nxënësit mund të ushqehen më ushqim të përgatitur në bufe apo të sjellin ushqimin nga shtëpia. Shkolla ka zyrtarin e posaçëm për komunikim me prindër.
Rezonanca- Rezonon, andaj prinë si gjithmonë:
Investim në ngritje profesionale të stafit arsimor Ky institucion privat arsimor, përveç kushteve që u përmenden më lartë këtë vit ka filluar më investime në ngritjen profesionale të stafit të vet arsimor. Është hera e parë që një institucion privat investon në ngritjen profesionale të stafit për mësimdhënie. Mësimdhënësit do të trajnohen më programe të përparuara të mësimdhënies intër-aktive më nxënësin në qendër, në Mendimit kritik në të lexuar dhe shkruar dhe Kurikulën e Re. Trajnimet do të jenë të vazhdueshme dhe përparuara për të qenë në nivel më kërkesat e kohës. Më nxënës në SHMM ”Rezonanca” do të punojnë mësimdhënës të trajnuar dhe licencuar. Vizioni: SHMM ”Rezonanca” ka vizion përgatitjen e kuadrove të nivelit të mesëm më cilësi të lartë shkencor të krahasueshëm me shkollat e përparuara në Evropë, SHBA dhe Botë. Punojmë që mësimdhënësi të jetë krenar që punon në Rezonancë. Nxënësi të jetë krenar që ka mbaruar shkollimin e mesëm në Rezonancë. Kurse Rezonanca dhe prindi të kënaqur me arritjet. Kushtet: SHM “Rezonanca” ka lidhur një marrëveshje më QKUK për praktiken e studenteve dhe është në përgatitje të marrëveshjes më QKMF dhe spitalet tjera private shfrytëzon, kapacitetin e klinikës Rezonanca, për praktikën e nxënësve të vet për të kryer praktiken e nevojshme për Licencë. Për ngritje sa më efikase të nxënësve SHMM ”Rezonanca” ka në dispozicion të gjitha laboratorët dhe kabinetet e Kolegjit “Rezonanca” në Prishtinë. Shkolla organizon Tribuna shkencore, kuize dhe gara të diturisë në forma tjera më qellim të ngritjes motivit të nxënësve, për punë në arritje sa më të lart, në nxënie dhe hulumtime në shkencat mjekësore. Nxënësit tonë do të marrin pjesë në seminare dhe gara të ndryshme në nivel të Kosovës, nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Gjatë vitit shkolla planifikon vizita shkencore më nxënës të dalluar. Po ashtu do të organizohen mësim plotësues më nxënës që kanë nevojë . Rezonanca është partnere në Alma Mater Europeae(AME). SHMM ”Rezonanca” këtë vit do të anëtarësohet në rrjetin e Shkollave të Bashkuara të UNESKO-s.